Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptari ‘tradhton’ shokët, kush është ‘Codino’ që fundosi mafien Viterbese

18:11 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane arrestoi në vitin 2018, shqiptarë e kalabrezë, të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale. Ata konsiderohen si pjesë të mafies së Viterbos dhe persona me mjaft rrezikshmëri shoqërore.

Pikërisht më 2018, karabinierët arrestuan gjithsej 13 persona, të cilët kishin terrorizuar banorët e Viterbos me akte, dhune, shantazhe e kërcënime të ndryshme.

Mes të arrestuarve është edhe Sokol Dervishi, i quajtur “Codino”. Dervishi më në fund ka vendosur të flasë për veprimtarinë mafioze të grupit ku merrte pjesë. Pas shefave të krimit, Rebeshi dhe Giuseppe Trovato, ai është një nga eksponentët më përfaqësues të shoqatës kriminale të mposhtur falë hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Qarkut Anti-Mafia.

“Codino”, pas një hezitimi fillestar, nisi të flasë me hetuesit, duke dhënë detaje për mënyrën si funksiononte klani mafioz, ku dhe ai ishte pjesë. Klani kriminal akuzohet për një strategji të vërtetë terrori të bazuar në përdorim të armëve të zjarrit, zhvatje dhe shantazhe ndaj sipërmarrësve të njohur vendas e politikanëve.

Pendimi dhe dhënia e dëshmive nga ana e Dervishit, ka bërë që të mund të zbulohen akoma më shumë për mënyrën si funksiononte organizata mafioze. Dëshmia e Dervishit mund të japë rezultate në gjyqin ndaj grupit që mbahet paraprakisht më 14 janar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

Dibër/ Zjarr i fuqishëm përfshin pyjet e Lurës, ndërhyrje nga ajri dhe toka

16:22 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.