Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Italia legalizon kanabisin në shtëpi

18:51 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seksionet e bashkuara penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali kanë marrë një vendim që mund të konsiderohet si kalimi i një kufiri epokal. Kultivimi i kanabisit në shtëpi dhe për përdorim personal nuk do të konsiderohet më vepër penale.

Kultivimet me përmasa të vogla dhe në formë shtëpiake, primitive dhe jo të sofistikuara teknologjikisht, nga të cilat përfitimi është minimal në sasi, janë konsideruar nga gjykata si të destinuara ekskluzivisht për përdorim personal.

Në këtë mënyrë vendimi ka hedhur poshtë tezën e dëmtimit të shëndetit publik. Në fakt tashmë në Itali duket se është bërë normale që përdoruesit të kultivojnë kanabis në vazo në ballkone, madje mjetet me farat e bimës mund të blihen edhe në internet.

Por vendimi i Gjykatës është i saktë pasi fton kultivuesit të bëjnë kujdes të mos shtojnë sasinë e prodhimit apo të mos përdorin mjete të sofistikuara për të përfituar sa më shumë produkt në sasi, apo në kohë.

Më herët ishte lejuar kultivimi për çështje industriale dhe mjekësore në Itali. Edhe në rajonin e Ballkanit në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut po shtohen fermat e prodhimit të marijuanës. Në Portugali gjithashtu. Ndërsa tashmë është e ditur se Holanda është nga shtetet e para që nuk e ka konsideruar vepër penale kultivimin për përdorim personal.

Italia Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.