Vendimet e Qeverisë për pastrimin e mjedisit kanë gjetur zbatim në Bashkinë e Matit.
Çdo të premte të fundmuajit qindra punonjës të bashkisë, institucioneve, nxënës të shkollave, qytetarë, punojnë tre deri në katër orë për ta pastruar sheshet, rrugët, oborret e objekteve social kulturore dhe çdo pjesë të territorit.
Ky angazhim konkret ka ndërgjegjësuar banorët e qyteteve Burrel, Ulëz dhe ato të njësive administrative të mbajnë pastër mjedisin. /tirananews.al/



