Orët e para të ditës do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes do të rikthejnë vranësirat e shumta në zonat malore, ku në veri dhe verilindje të vendit parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6 deri në 10 gradë Celsius.
