Në të ardhmen sallata nuk do të konservohet më në frigorifer, por do të rritet pranë tij, në brendësi të një sere vertikale të menduar për ta mbajtur në kuzhinë.
Ideja është e LG që do e zbulojë në CES, panairin vjetor të elektronikës së konsumit e programuar në Las Vegas për në 7 janar.
pajisje elektroshtëpiake për të bërë dhe kopshtari në shtëpi. Sistemi kontrollon në fakt ujin, temperaturën, dritën dhe qarkullimin e ajrit, dhe vjen me paketa farash, tokë dhe fertilizues gati për të rritur perime të disa varieteteve si sallatë jeshile, rukola, çikore dhe borzilok.
Në këtë serë do të ketë vend për 24 pako “mjaftueshëm për një familje prej katër personash që mund të gëzojë përfitimet shëndetësore dhe shijet kulinare të një game të gjerë ushqimesh të kultivuara në shtëpi”, thotë kompania. Pronarit të frigoriferit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të monitorojë rritjen e perimeve, përmes një aplikacioni në smartphone.
