Dritat festive, ornamentet e vendosura në të gjitha hapësirat publike të qytetit antik të Beratit, e kanë zbukuruar qytetin në prag të festave të fundvitit, duke i dhënë një dimension kontrastual, po aq sa edhe magjik njëkohësisht.
Një shkrirje e arkaikes me modernen, duke shpërfaqur një oaz paqeje si ansjëherë më parë.
Në Berat, rrugët janë mbuluar nga dekori që në fillim të dhjetorit, ndonëse përgatitje nga ekipet e Bashkisë së Beratit kanë nisur shumë më herët.
Dritat e vendosura përgjatë pedanales së qytetit e kanë ndezur atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Pema simbol e festës është vendosur në sheshin ‘Teodor Muzaka” aty ku dhe janë zhvilluar brenda 1 muaji me dhjetra aktivitete festive duke përfshirë koncerte, cirk, lorja të ndryshme, e ku shumë artistë të njohur i janë bashkuar festimeve në këtë qytet.
Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, përmes postimeve në rrjetet sociale ka dhënë mesazhe për qytetarët duke i shoqëruar ato me foto nga aktivitet në qytet që gëlon nga zhurmat dhe brohorimat e banorëve, por edhe të turistëve të huaj që kanë qënë të shumtë në numër edhe këtë vit.
Përmes një video kartoline urimi , në rrjetet sociale, e cila ka shënuar një audiencë rekord, Demo shkruan se këtë vit Berati është bërë më i bukur se kurrë.
Postimi i plotë:
“Magjia e festave ka trokitur në qytetin tonë, duke e bërë atë më të bukurse kurrë! Eja të festosh edhe ti në #Berat, qytetin e #NjëMbiNjëDritareve.
Gëzuar Festat!”
https://www.facebook.com/watch/?v=1701985923271506

