Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka dhënë një intervistë të fundit pë “Mapo” kur ndër të tjera është ndalur të flas për prindërimin dhe djalin 4 muajsh. Me emocionet dhe dilemat e një babai të ri, aktori që së fundmi shfaqet në programin Duplex” ka rrëfyer se ardhja në jetë e Divin-it ka ndryshuar gjithçka.
“Nëse jeta ka diçka që të të bëjë ta duash atë pavarësisht kombësisë, gjendjes sociale apo financiare, ai është fëmija. Fëmija im më ka ndryshuar gjithçka. Djali i ka dhënë kuptim jetës sonë. Çdo gjë që kam bërë në jetë, mori vlerë kur lindi im bir. Përgjegjësitë janë të mëdha dhe më trembin ndonjëherë, sepse duhet të bëj çdo gjë që t’i plotësoj kërkesat, nevojat dhe ta edukoj siç duhet tim bir”, është shprehur aktori. Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë në muajin shtator.