Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Kishte paguar të kalonte natën me të” -autori rrëfen krimin makabër të vrasjes së shqiptares në Francë: Kryem marrëdhënie seksuale dhe më pas humba arsyen

21:24 / December 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fabiene
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi, natën e Krishtlindjeve në Mugins, në afërsi të Kanës, në Francë. Autori i krimit makabër është arrestuar që ditën e ngjarjes, dhe ai është një 28-vjeçar nga Kana.

Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur mendjen’.  Gjatë një fjalimi për shtyp, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën  në një vend që ai e dinte që ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer  kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit. Ndërsa ishte në arrest policor ai madje përshkroi një marrëdhënie gati miqësore me viktimën.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.

Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit “ janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.”.

37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës. Report Tv ishte këtë të shtunë pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë  bërë edhe një apel për shtetin që tju sjellë trupin e 37-vjeçares.

autori rrëfen krimin makabër të vrasjes së shqiptares në Francë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.