Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

10 mënyra për të rritur besimin në kompaninë tuaj

11:09 / December 30, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trust
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet organizative, me qëllim krijimin e një kulture të të re në koorporatën tuaj, sjellin risi të vazhdueshme.

Kjo është një nga imperativat më strategjike të biznesit të sotëm.

Por si ndodh kjo?

Ne kemi parë se çfarë ndodh me kompanitë e mëdha kur klientët humbasin besimin tek markat e tyre. Thjesht kujtoni Target (thyerja e të dhënave), Chipotle (shpërthimi i E. coli) dhe Facebook (shitja e të dhënave të përdoruesit).

Por, si lidhet besimi me punonjësit brenda organizatave dhe kulturave të korporatave?

Kam shkruar shumë se si të krijoni një kulturë inovacioni në librin tim të fundit, Avantazhi i padukshëm. Dhe shpesh takoj njerëz të cilët e marrin seriozisht këtë temë. Një person i tillë është Kryetari i JetBlue, Joel Peterson, autori i librit 10 Ligjet e Mirëbesimit .

Peterson beson se çdo organizatë mund të përqafojë një grup parimesh, për të rritur nivelet e besimit organizativ, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e mënyrës se si fitohet produktiviteti, inovacioni dhe mbajta e njerëzve. Mbi të gjitha, organizatat me besim të lartë rrisin nivele të përgjithshme të lumturisë dhe besimit në marrjen e vendimeve. Ato gjithashtu marrin përsipër edhe shumë reziqe për të sjellë sa më shumë risi.

Këtu janë dhjetë mënyra për të rritur besimin në organizatën tuaj:

Filloni me integritetin personal. Kjo është e vetmja mënyrë e ndërtimit të besimit. Të kesh integritet, do të thotë të bësh atë për të cilën je zotuar se do ta bësh. Do të thotë që sjellja publike dhe private janë konsistente.

Investoni në respekt. Besimi rritet nga respekti për individët, duke manifestuar me veprime të thjeshta, të përditshme, shpesh reflektuese.

Fuqizoni të tjerët. Organizatat jo të besueshme janë të preokupuara duke “shtrënguar” njerëzit të mos bëjnë gabime. Ndërsa organizatat me besim të lartë, përqëndrohen në fuqizimin e njerëzve për të dhënë më të mirën, sigurimin e besimit dhe arritjen e rezultateve.
Matni atë që dëshironi të arrini. Vetëm kur njerëzit e dinë se çfarë presin, ata mund të kenë besim për të vepruar duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë mund të ketë rëndësi. Me metrikën të duhur, njerëzit mësojnë t’i besojnë sistemit.

Krijoni një ëndërr të përbashkët. Besimi do të zhvillohet kur një ëndërr e përbashkët bashkon secilin anëtar të ekipit në ndjekjen e diçkaje domethënëse. Veçanërisht kur anëtarët e ekipit kanë pasur një shans për të formuar dhe zotëruar misionin.

Mbani të gjithë të informuar. Drejtuesit duhet të komunikojnë me lavdi. Kjo do të thotë të ndash fakte të thjeshta, bindëse dhe gjithpërfshirëse. Të marrës me sportivitet edhe lajmet e mira edhe ato të këqija, është një tjetër gjë që duhet bërë.

Përqafoni konfliktin e respektueshëm. Konflikti i respektueshëm rafinon idetë. Sigurimi i fitimit të idesë më të mirë – jo personi më i fuqishëm – lejon mosmarrëveshjen për të gjeneruar ide më të mira dhe promovon një ndjenjë të punës ekipore thellë brenda një organizate.

Trego përulësi. Udhëhëqësit e besimit të lartë e shohin veten si administratorë – duke udhëhequr njerëzit, pasuritë dhe vendimmarrjen. Përulësia bën të mundur që një lider të ndërtojë një të ardhme duke siguruar forcimin e elementëve më të mirë të kulturës.
Përpiquni të dilni të fituar nga negociatat.

Shumica e bisedave kanë një element të negociatave të integruara, nëse janë delikate. Udhëheqësi i shkolluar e di që të gjitha negociatat janë seriale, jo episodike. Ata e dinë që po ndërtojnë një reputacion për besim të lartë që do t’i ndjekë ata gjatë gjithë karrierës së tyre.

Fiksoni menjëherë shkeljet. Besimi është “monedha” më e vlefshme e një lideri. Por shpesh besimi që një lider ka në bashkëpunëtorët e tij, keqkuptohet. Prandaj duhet të jeni të vëmendshëm që këto shkelje të mos përsëriten shpesh. Nëse shkelja bëhet e qëllimshme, lëvizja e duhur është ndërpreja e marrëdhënieve.

Në mjedisin e sotëm, shumë njerëz nuk besojnë politikanët, drejtuesit e korporatave dhe institucionet themelorë të shoqërisë. Por ne të gjithë kemi fuqinë të ndikojmë te të tjerët – duke vepruar me integritet dhe duke sjellë në jetë vlerat tona pozitive. Përqëndrohuni në ndërtimin e besimit dhe thjesht mund të ndërtoni një organizatë dhe botë më të mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.