Elton Qyno, gazetari i shqiptarja.com që bëri publike nga dosja e hetimit bisedat mes Dajana Shabanit dhe Hermes Nikës lidhur me shitblerje votash, ka reaguar pasi Dajana është shprehur në reagimin e saj se deklaratat janë bërë live në emision dhe se me këtë çështje do të merret avokati i saj.
Në reagimin e tij në Facebook, Qyno thotë se krahas Shabanit në ato përgjime janë dhe dy gazetare të tjera që ende nuk kanë folur. Ai i thotë asaj se nëse do të kishte prokurori Dajana do të ishte në vend tjetër tani për të dhënë shpjegime.
Lexo edhe – Dajana Shabani reagon pasi i dolën SMS me Zogun e Tiranës
REAGIMI I ELTON QYNO
Me kete avokatin me trembi shume kjo gazetarja. Kjo duhet te jape sqarime se kush ja kerkonte me doemos mbledhjen e votave,te cilat kjo duhet ti raportonte ne nje shtab elektoral. Kjo betohej ne pergjim edhe per gocen e saj, se personat qe votonin verifikoheshin nese kishin votuar apo jo. Kjo e donte me cdo kusht voten e Zogut, madje dhe te grupit te gatshem qe mbante Zogu me vete.
Por Zogu ate dite te 30 qershorit nuk kishte nge te merej me grupin e gatshem, se nese do merej do kerkonte perqindjen e tij tek Dajana per cdo vote qe do hidhnin ne kuti grupi i gatshem. Kjo “gazetarja” thote se biseda ka qene batute e paster qe e kane bere live ne emisionin e tyre te mengjesit,nderkohe ne dosjen qe une kam me rezulton se biseda mes dy bandilleve eshte zhvilluar ne 30 qershor 2019 ne oren 16:46 te pasdites. Emisioni i ketyre transmetohej pa dhjere qente ne ora news, ne pike te sabahut. Plus OraNews ate dite zgjedhjesh, ka qene gjithe diten dhe naten me trasmetim live dhe nuk ka pasur programacion per shkak te mbulimit te zgjedhjeve ne kohe reale. Tani miq bejeni vete analizen e deklarates se kesaj.
Goce, nuk ka prokurori se duhet te ishe tjeter vend tani per te dhene shpjegime. Beje vitin e ri e qete, dhe mos fol per avokate se nuk tremb njeri. Dosja ka shume biseda, qe nese publikohen ste ben derman avokati nga portalet… Gezuar Vitin e Ri 2020. Sa per info ne dosjen qe kam nuk je vetem ti gazetare,jane dhe dy te tjera.Ato ende nuk kane folur.”
