Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Agron Gjekmarkaj/ Edhe “Zogu” “cicëron” me para në kutinë e votimit!

13:59 / December 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Gjekmarkaj 1 e1548690880106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hollaku i brishtë i njohur me nofken “Zogu” i Tiranes i cili perdisa kohe na shfaqej qe ne sabah në një ekran televiziv ka rreshqitur në telashe siç bien pantallonat pa ushkur !

Pasi mblodhi nektar andej ketej një ditë të bukur na iku nga ekrani duke lënë jetimë e të shkretë të gjithë ata që të zeri i tij emfatik e i kukurises, pjalmoheshin qejfi apo të tjere që zaliseshin nga lozonjareria e tij në levizje, piskama e lezet !!

“Zogu” dalngadalë po rritej dhe deshira për fluturim të gjithëanshem i lexohej në sytë e zhuritur sevdaje! Fluturoi edhe ky shterg majave te ndezullisë e jaranllekut e një ditë të bukur evlati u kap teksa valviste flatrat ! Policia e shtetit e zu me presh ne dorë teksa leronte arat e veseve të azdisura në një dhomë hoteli plot dalldi nësë i besojme deklarates së saj !Qerratai ! Keto të “Zogut” do të harroheshin si histori të rendomta prostitucioni e trafiku edhe pse personazhi ishte bërë i njohur me trasgresionet mengjezore nësë historia e shitblerjes së votes do ta ndiqte nga pas! cicerimat e “Zogut” vazhdojnë ęnde! Edhe tek ai zhytur në boten e erosit e piskamave që ai leshon kishte pikasur politika!

Atij i kerkohej te ngrihej nga krevati dhe per pak te harronte zulmat e tij e të çapitej drejt kutisë së votimit ! Madje duhej të angazhonte edhe evleter të tjerë që silleshin kah biblioteka e tij e lexonin sebashku!! “Zogut” i thuhej voto se perndryshej të del emri ty dhe familjes si mosvotues ! Kush e ndjell këtë frike? Nga buron ajo? ! Ashtu mes dilemash “Zogu” ndare mes kenaqesise dhe detyrimit për një çast e la menjanë të paren dhe u nis drejt të dytes siç ja kerkonte mikja me emrin Dajanë! Ndjeshmeria e Zogut dukej mjaft e lartë! Sëpari nuk ja prishi mikes e së dyti as qeverisë e cila kerkonte pjesmarrje në votime! Po ama “zogu” një kusht e kishte! Bëmëni gati njezet mijë lek turfulloi se përndryshe nuk bëhet llaf! E regjur me keso punesh zonja gati sa nuk u fye në profesionalizem! Bah si ta nxjerr goja i tha, ato i ke qe i ke po me bej nje resme mbi voten dhe çoma hazer i vershelleu embel ne tel !

Kjo e uruara Dajanë që kaq per zemer e ka pjesmarrjen demokratike ne votime per ke punon? Ky është një subjek banal si qindra të tjere në Shqiperi ! Por çfarë tregon ?! Kudo ti rrasesh duart në këtë pleh shikon se vota në këtë vënd blihet, shitet, vidhet rreth saj ekziston frika se ndeshkohesh ! Edhe “zogu” nuk ciceron pa para domethene nuk voton ! Çdo standart tjeter në këtë vend është i rremë kur vota është e trukuar! “Zogu” edhe pse pak më i brishtë nuk është aspak më pak i pandershem dhe i fajshem se “zogjtë” e Shijakut , të Dibres e shumë sivellezerve të vet kudo në Shqiperi! Ky vit u mbyll me “sakrificen” e “Zogut” ! Zgjedhjet në Shqiperi janë bërë si punet e “Zogut” !/ Marrë nga Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.