Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Tiranës: Nuk kishte pengmarrje, djemtë morën babain në shtëpi

22:53 / December 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
80434294 2626267474326274 2094006945772994560 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media për një pengmarrje të një personi në “Don Bosko”, ju informojmë se ngjarja është e pavërtetë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 17.05, në Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar, se në “Don Bosko”, në afërsi të një lokali dyshohet se dy persona kanë marrë me forcë një shtetas dhe janë larguar me një automjet.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariat të Policisë Nr 3 dhe Sektori i Krimeve të Rënda në DPV Tiranë shkuan në vendin që u dha njoftimi , si dhe forca të tjera të DVP Tiranë, ngritën pika kontrolli në akset rrugore, duke bashkëpunuar me DVP Durrës e Lezhë.

Qytetarit që telefonoi Policinë, pas telefonatës i dilte telefoni i fikur, por falë veprimeve të shpejta u bë e mundur gjetja e tij dhe përcaktimi i saktë i vendit ku pretendohej se kishte ndodhur pengmarrja.

Pas veprimeve të shpejta, këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera u bë e mundur gjetja e tyre dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr 3 Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku rezultoi se kishim të bënim me një konflikt familjar.

Dy vëllezërit D.M e B.M, kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre shtetasi S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Shtetasi S.M, ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë çuar në banesë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe të pa sqaruara, por të presin konfirmimin zyrtar në lidhje me vërtetësinë ose jo të lajmit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.