Ndonëse ka hequr dorë nga statusi si zonjë e parë, Monika Kryemadhi nuk heq dorë nga Skrapari, një bastion i LSI-së për shkak edhe të origjinës së Ilir Metës.
Në takimin e zhvilluar me sturkturat e kësaj force në Skrapar, Kryemadhi u ka kthyer përgjigje edhe atyre që deklarojnë se Meta i mban skraparllinjtë. “Faleminderit, mirënjohje, respekt. Në fakt sa herë vij në Skrapar, si dimër si verë, kam diell është ngrohtë. Dhe kjo vjen si rezultat i dashurisë që gjen gjithmonë në Skrapar. Jo vetëm unë si nuse Skrapari, por ju lutem mos më konsideroni më nuse Skrapari por si vajzën tuaj. Sepse Skrapari ma ka bërë jetën shumë të bukur, më ka falur dashurinë e jetës sime, më ka falur trashëgiminë e familjes sime. Dhe mbi të gjitha siç ndodh në Shqipëri, institucioni i familjes është shumë i rëndësishëm, ku burri ka rolin e tij në familje, ashtu edhe gruaja në edukimin e fëmijëve. Por mbi të gjitha, burri është ai që ndërton, formaton, strukturon, drejton familjen, fal dashuri në familje, por mbi të gjitha krijon dhe institucion e familjes. Përfitoj nga rasti për të falënderuar dhe bashkëshortin tim si skraparlli që është, që në fakt armiqtë politik do ma quajnë politike, por në fund të fundit djalë Skrapari është dhe përveç se Skrapari i ka dhënë emër atij ai e ka për detyrë ti shërbejë Skraparit dhe skraparllinjve”, deklaroi Kryemadhi. /tirananews.al
