Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DOSJA/ Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Patos pas sherrit për motrën: Hajde sqarohemi

12:00 / January 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sqarim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Hajde të sqarohemi pak…”, kjo frazë e më pas goditjet me leva kanë paraprirë vrasjen e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit, më 19 dhjetor.

Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar me 13 plumba mbi fqinjin, Manol Rapajn, dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn, duke i lënë të vdekur. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth Poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock”, që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

Sipas relacionit të Policisë, që i është bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë së Fierit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë nga ana e Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.

I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë dy të rinjtë. Të parin ka vrarë Elis Kapajn, të cilin pasi e ka rrëzuar, e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë. Më pas, ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol Rapajn. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën e krimit në tokë dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës të njoftonte Policinë, duke pritur në vendngjarje.

RELACIONI

Nga hetimet e para të kryera në lidhje me vrasjen e dyfishtë, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht motra e Martin Skëndajt ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën, Manol Rapajn, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe fqinj me Martin Skëndajn. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndajt është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë. Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është babai i Martin Skëndajt, ka qenë duke ecur në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit.

Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt. E gjithë kjo dy ditë pasi ka ndodhur edhe vrasja e dyfishtë pranë Poliklinikës së Patosit.

Në këtë formë sqarohet konflikti që shkaktoi vrasjen, në relacionin e publikuar dje nga “Shqiptarja.com”. Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit.

Në kohën që Martin Skëndaj po dilte nga dera kryesore e poliklinikës, është përballur me Manol Rapajn, babanë e Manolit, Vladimir Rapajn, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj. Ky i fundit mbante në dorë një send të fortë, levë dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “…hajde të sqarohemi pak bashk녔 dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë. /panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagim ndaj kritikëve në Prishtinë

12:05 / August 12, 2026

Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

11:56 / August 12, 2026

Aksident i trefishtë në Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

11:26 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.