Edhe pse tashmë u bënë mbi një muaj nga tërmeti dëmtues i 26 nëntorit, pasgoditjet vijojnë ende dhe mund të zgjasin me muaj.
Vetëm gjatë natës janë shënuar 11 lëkundje sipas IGJEUM, dhe epiqendra ka qenë në Korçë dhe në Kepin e Rodonit.
Magnituda e lëkundjeve ka shkuar edhe deri në 3.4.
Më i fundit është lëkundja e regjistruar nga IGJEUM në orën 05:50, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 2.5.
Ndërsa në orën 5 e 25 në Korcë lëkundja e regjistruar ka qenë me magnitudë 2.1.
Lëkundja me magnitudën më të madhe gjatë natës së sotme është regjistruar në orën 2:13 në Korcë, me madhësi 3.4 ballë.
