Një 24-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Prrenjas. Ai sapo ka hyrë në një lokal mbrëmjen e kaluar e ka porositur kafen, papritur është shembur në tokë.
Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Prrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta.
