Një tjetër lajm i hidhur vjen nga Australia e largët. Tragjedi në një familje shqiptare që jetonte në Melbourn, ku babai ka vrarë të bijën dhe dhëndrrin në një vjetorin e martesës së tyre.
Daily Mail thotë se djali, Veton Musai 29 vjeç ka ndërëruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij, Lindita vdiq në vendngjarje.

Çifti, raportojnë mediat dyshohet se janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne perëndimor rreth orës 10.30 të së martës, vetëm pak orë para se të ndërroheshin vitet.
Babai i Lindita Musai, 55-vjeçari Osman Shaptafaj, është akoma në gjendje kritike në spital me plagë arme pasi qëlloi veten pas krimit.

Sipas mediave australiane, Osman Shaptafaj, shkoi në shtëpinë e çiftit, që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës dhe qëlloi për vdekje të bijën 25-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia vendase tha se pistë paraprake për ngjarjen është një mosmarrëveshje familjare.
Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë arme në trup.
Një armë u gjet në fund të rrugës ku banonte cifti shqiptar. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të gjejnë se çfarë e shtyu burrin të hapte zjarr mbi të bijën dhe dhëndrin.

