Policia bëri të ditur këtë mëngjes se ka vënë në pranga dy të rinj si autorë të dyshuar të atentatit ndaj një 60-vjeçari në fshatin Dukas të Patosit.
60-vjeçari Agron Hoxha sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin si bashkëpunëtor në një vrasje të kryer kohë më parë, rreth viteve ’90. Ai kishte kryer disa vite burg dhe kishte fituar lirinë duke mos qenë dhe autori kryesor i krimit. Po kështu mësohet se dy të ndaluarit sot nga policia janë të afërm të personit që ka vdekur vite me parë. Sipas burimeve nga policia, ata kanë dashur të marrin hak duke i bërë atentat 60-vjeçarit.
