Rrahën një 32-vjeçar dhe u arrestuan nga policia. Sipas mediae italiane bëhet fjalë për dy shqiptarë dhe një tjetër djalë që ishin konfliktuar në një lokal.
Teksa ata ishin larguar u duke se gjithçka ishte qetësuar, por ata e prisnin 32-vjeçarin jashtë. Sapo ai ka dalë nga lokali, ata e kanë rrahur barbarisht.
Të dy vëllezërit 27 dhe 33 vjeç pasi u zunë në ambientet e lokalit në krahinën e Reggio Emilia u larguan prej aty dhe iu duk sikur gjithcka iu kthye normalitetit.
Përleshja e dhunshme u raportua nga disa kalimtarë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 32-vjeçari u dërgua në spital, pasi kishte pësuar frakturë në kockat e hundës dhe disa nxirje në trup për shkak të grushteve dhe shqelmave.
Mjekët e spitalit thanë se atij do t’I duhen të paktën 25 ditë që të shërohet. Nga ana tjetër edhe vëllezërit pësuan dëmtime, por të lehta
