Më shumë se 30 për qind e popullsisë së botës vuajnë nga çrregullime të ndryshme të syve, përfshirë miopinë.
Çrregullimet e ndryshme të syve, përveç glaukomës dhe kataraktit, të cilat ndodhin për shkak të infeksioneve bakteriale, mund të rregullohen lehtë me ndihmën e pozave jogic dhe asanas.
Prandaj, në vend se të përdorni syze të fuqishme dhe lente të cilat asnjëherë nuk e shërojnë shikimin e dobët, më mirë është të praktikoni ushtrimet për sy, të cilat e përmirësojnë funksionin e syve.
Kapsitni sytë
Uluni dhe kapsitni sytë rreth 10-15 herë shpejt. Mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-5 sekonda. Tani përqendrohuni në frymëmarrje dhe pritni disa minuta. Këtë ushtrim përsëriteni 5-6 herë në ditë.
Vëzhgimi rrotullues
Uluni dhe mbajeni kokën drejt. Fokusojini sytë në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe bëjeni një rreth të plotë me të. Këtë ushtrim përsëriteni pesë herë në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt.Këtë e përsëritni edhe me gishtin e madh të dorës së majt.
Shikoni anash
Uluni dhe shikoni në një pikë para teje. Mbajeni kokën drejt dhe ndryshojeni vizionin në anën e majtë. Shikoni drejt për pak kohë dhe ndryshojeni vizionin në anën e djathtë. Ushtrimin përsëriteni 10 deri në 20 herë. Mbyllni sytë dhe pushoni.
