Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kombinohu me stil. Dukje moderne në ditët e ftohta dimerore.

21:21 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
landscape 1506335571 apertura giubbotto di jeans con cosa lo abbini 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo javë e njëjta brengë, çfarë të vesh këtë javë për të shkuar në punë që, nga njëra anë, të jem e veshur bukur, ndërkaq, nga ana tjetër, sërish të vë në pah stilin tim?! Me zgjedhje të mençur të modeleve klasike, të cilat gjithmonë dhe në çdo rast ju rrinë mirë, mundeni të bëni gjithë kombinimin me ndonjë rrobë që është në trend apo me ndonjë desen dhe kështu të thyeni dukjen monotone, e cila shpesh lidhet me veshjen afariste.

1cbebec5 4eb7 4992 a50f f4bf9d41fd30 0

Gjithmonë mund të vishni fustan me katrorë, i cili duket mjaft profesional për shkak të modelit dhe ngjyrës që ka dhe, sërish, mjaft modern dhe femëror për shkak të desenit me katror, i cili është shumë i popullarizuar këtë sezon, që mund ta gjeni në të gjitha variantet dhe ngjyrat. Gjithashtu, janë shumë të popullarizuar edhe xhaketat me katrorë të modeleve mashkullore, në të cilat patjetër do të ndiheni si shefe e vërtetë.

3 19 1

Këtë sezon janë shumë të popullarizuara edhe pantallonat e gjera, po ashtu edhe rrobat, mirëpo sivjet na vijnë në ngjyra gazmore dhe të çiltra, andaj nuk është fjala vetëm për pantallona ngjyrë të gështenjtë të zymtë në formë zileje, çfarë i kemi bartur kur kemi qenë fëmijë. Tani mund t’i gjejmë me ngjyra të verdhë, të kuqe dhe vjollcë dhe, pos që janë super të ngrohta, janë edhe super moderne.

jeanscoverfoto

Çanta më nuk duhet të jetë e madhe dhe jopraktike, gjithnjë e më shumë femra në botën e biznesit vendosin të bartin çanta elegante dhe të vogla, të cilat janë njësoj praktike edhe për takime afariste, por edhe për t’u shoqëruar me koleget pas orarit të punës.

landscape 1506335571 apertura giubbotto di jeans con cosa lo abbini 1

Këpucët gjithashtu duhet patjetër të jenë të rehatshme, por edhe moderne, sepse assesi nuk është e përshtatshme që një femër afariste të zgjedhë këpucë të këqija. Ato nuk është e thënë që patjetër të jenë të shtrenjta, mirëpo patjetër duhet të jenë efektive dhe të rehatshme.

dimerore Stil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Venezuelë/ Të paktën 920 viktima nga tërmetet e dyfishta, mbi 50 mijë persona të zhdukur

09:10 / June 27, 2026

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.