Një grua 55-vjeçare nga bashkia Klos e Matit prej 24 orësh ka humbur kontaktet me familjarët e saj.
Të afërmit kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e shtetases me iniciale D.M., por ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
Mësohet se gruaja e larguar nga banesa ishte e martuar në Lushnjë por kishte ardhur tek prindërit në Klos për festën e Vitit të Ri.
Policia, familjarët dhe të afërmit kanë nisur kërkimet për gjetjen e 55 vjeçares. /tirananews.al/
