Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Historia e dashurisë së Tina Turner

21:48 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1374853815 tina turner erwin bach zoom 780x439 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo ishte një dashuri me një shikim. Tina Turner do të shprehej kështu e pyetur mbi lidhjen e saj me Erwin Bach, gjermanin me të cilin tashmë po kalon jetën. I gjatë, i veshur gjithnjë elegant, Erwin ka arritur të kapë vëmendjen e mediave dhe për përkushtimin që ka ndaj së shoqes. Diferenca e moshës nuk e ka fashitur pasionin mes tyre. Ata u takuan për herë të parë në një festë pas çmimeve EMI në vitin 1985. Vetëm një vit më pas, ata do të lidheshin më njëri tjetrin.

1374853815 tina turner erwin bach zoom

Tina e kujton si jo të lehtë këtë raport. Por ishte muzika ajo që i bënte bashkë. Ai dinte ta shihte ndryshe nga të tjerët atë që kalonte brenda saj teksa këndonte. Erwin dinte të shihte muzikën brenda saj, ndoshta se e shihte me sytë e dashurisë.

Në korrik të vitit 2013-të ata u martuan, pas gati 27 vitesh që ishin bashkë. Ata zgjodhën liqenin e Zürichut për festën e madhe ku kishin ftuar miqtë më të mirë. Kjo ishte martesa më e bukur që mund të mendonte këngëtarja e cila mbante veshur një fustan mëndafshi.

d1dd63793c42ef5fd383cbb787bc4366

Vetëm disa ditë pas martesës çifti organizoi një tjetër parti të madh ku ambienti ishte zbukuruar më 70.000 trëndafila të kuq dhe të verdhë. Midis 120 miqve të pranishëm ishin të ftuar dhe Eros Ramazzoti, Giorgio Armani, David Bowie, Oprah Winfrey.

Erwin Bach është një emër i njohur në industrinë muzikore. Disa nga artistët e mëdhenj ia dedikojnë suksesin pikërisht atij. Pink Floyd, Paul McCartney, Pet Shop Boys, apo vetë bashkëshortja e tij Tina Turner ia dedikojnë suksesin pikërisht Erwinit. Në librin autobiografik Tina tregon se sa shumë e kishte ndryshuar dashuria për të.

8f458393 faeb 4d38 8f21 167ec817bedd XXX ras 018

Tashmë që këngëtarja ka kaluar kohë jo të mira me shëndetin, ka pranë vetëm Erwin, i cili kohë më parë dhuroi dhe një veshkë për të. Askush nuk të shpëton përveç dashurisë, shprehet Tina në libër, teksa u thotë lexuesve se ka gjithnjë kohë për dashuri në jetë, duke marrë si shembull zhgënjimin nga martesa e saj e parë.

historia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cllevio: Brazilin nuk e shikoj as në 4 më të mirat, s’ka kush ta ngrejë kupën

21:19 / June 25, 2026

Miri i rikthehet aludimeve mes tij dhe Selinës, ja çfarë deklaroi ai

20:58 / June 25, 2026

Alba Vukaj ‘ndez’ rrjetin nga Bali, pozat që “rrëmbyen” vëmendjen e ndjekësve

21:41 / June 23, 2026

Ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa, la pas një kontribut të vyer në jetën kulturore e artistike

19:55 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.