Sistemet të cilat ndodhen në faqet e internetit të kontrolluesve, tashmë lejojnë mbledhjen e lehtë, të shpejtë dhe përpunimin e sasive të mëdha të të dhënave personale të vizitorëve të tyre.
Por me rritjen e aksesit dhe të përdorimit të teknologjisë, gjithnjë e më e vështirë bëhet edhe ruajtja e të dhënave personale.
Pre e daljes së të dhënave personale ka rënë edhe vetë kryeministri Rama, i cili ka zbuluar edhe një pjesë të të dhënave të tij, duke filluar që nga numri personal i identifikimit që është unik për çdo person, tek numri i tij i telefonit, por edhe kontributet shëndetësore, shoqërore dhe pagesa që merr.
Sikurse shihni edhe nga këto foto të publikuara nga tirananews.al, në këtë dokument mund të gjeni dhe numrin e identifikimit të kreut të qeverisë që përdoret për të marrë shërbime të ndryshme.

Ndërkaq në foton tjetër më poshtë mund të lexoni se si janë pagesat e kryeministrit për kontributet e tij shoqërore, për shërbimin shëndetësor dhe për pensionin e posaçëm që i paguhet për shkak të detyrës së tij si kryeministër. / tirananews.al

