Mbi 100 miliardë mesazhe janë dërguar në të gjithë botën në WhtasApp më 31 dhjetor 2019, një rekord i ri ky i aplikacionit të mesazheve.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja The Indian Express që thekson se vetëm në Indi janë dërguar mbi 20 miliardë mesazhe.
“Më 31 dhjetor janë dërguar më shumë mesazhe krahasuar me çdo datë të viteve të tjera në historinë e tij 10-vjeçare. Janë 100 miliardë të dërguara, 12 miliardë prej të cilave mesazhe me vizatime”, thotë shoqëria. Vitin e shkuar në vigjilje të festës, WhatsApp kishte 75 miliardë mesazhe të shpërndara, mes të cilave 13 miliardë ishin foto dhe 5 miliardë ishin video.
Në 2019 mesazhet me tekst ishin funksionaliteti më i përdorur në WhatsApp në të gjithë botën, i ndjekur nga funksionet status dhe Picture Messaging. Telefonatat dhe mesazhet zanore ishin e katërta dhe e pesta si funksioni më popullor në chat.
