Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga 1 janari rritet mosha për daljen në pension të grave

13:33 / January 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
25763
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritet mosha e daljes në pension për gratë. Nga 1 janari 2020 që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç, në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore, që parashikon një rritje të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Por çfarë mendojnë qytetarët në kryeqytet për këtë rritje të moshës së pensionit?

“Shumë është. Mosha ideale për të dalë në pension është 55 siç ka qenë, jemi shumë të lodhura.

Edhe unë tani dal në pension, 61 vjeç dal. Më përpara duhet të dalim në pension, është pak e lodhshme.

60 vjeç, 60 është mëse e mjaftueshme, sidomos për gratë.

Edhe unë 60 vjeç mendojë se është ideale. Kam dalë vet 60 vjeç dhe them është produktiviteti tamam.

60 tamam është, normal.

Normale është, normale, shumë normale. Femrat kanë moshë të punojnë edhe më vonë”-u shprehën disa prej qytetarëve.

Reforma e pensioneve që është miratuar në vitin 2015, cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Situata monitorohet 24 orë në shtatë ditë”/ Zjarret aktive në vend, ministri Nufi: Janë 650 forca të angazhuara

19:30 / August 12, 2026

Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje

18:44 / August 12, 2026

Abuzimi me fondet e Postës Shqiptare, Apeli lë në fuqi masën për ish drejtoreshën e degës së Durrësit Elisabeta Mataj

17:58 / August 12, 2026

“Territorialja”, përfundon takimi i Ramës me 20 kryebashkiakë socialistë në Kuç të Vlorës

17:38 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.