Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në fakultetet që u dëmtuan nga tërmeti do të zëvendësohen orët e humbura: Ja se si do të zhvillohet mësimi

16:02 / January 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fakulteti Ekonomik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësimi u ndërpre për gjatë gjithë muajit dhjetor në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. 

Si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këto institucione, rektoratët vendosën pezullimin e mësimit deri në riparimin e godinave, me rifillimin e procesit mësimor më 6 janar.

Ndërsa dëmet në Fakultetin e Inxhinierisë u shkaktuan që me tërmetin e shtatorit, por ndërtesa u rikonstruktua. Megjithatë, lëkundjet e forta të nëntorit e kthyen në gjendjen e mëparshme, ku nga Instituti i Ndërtimit u vlerësua e rrezikshme për studentët pasi auditorët nuk ishin gati për nisjen e mësimit.

Teksa mësimi në Fakultetin e Arkitekturës, godinën krah Inxhinierisë, nisi më 16 dhjetor, në Fakultetin që u dëmtua, studentët fillojnë këtë të hënë.

Për të kompensuar orët e humbura, gati 3.5 javë, ka ndryshuar struktura mësimore; ku do të zhvillohet aktiviteti mësimor edhe gjatë fundjavave. 3 të shtuna të muajit janar, 3 të shtuna dhe 1 të dielë të shkurtit studentët nuk do të pushojnë, për të shlyer orët e pazhvilluara mësimore të simestrit të parë.

Ndërsa për simestrin e dytë, studentët e inxhinierisë do të bëjnë mësim dhe të shtunave të muajve mars, prill dhe maj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.