Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të dielës në Tropojë. Viktima është ekzektuar pranë karburantit të tij në lagjen “Partizani” të qytetit të Bajram Currit.
Guxim Gjyriqi është vrarë rreth orës 23.30 ndërkohë që nuk ka ende një autor të dyshuar.
Informacioni paraprak
Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit
