Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO / E rrallë në Bundesligë, 3 gola në një ndeshje nga ata që refuzuan Shqipërinë

22:26 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
caligiuri800 1548011059
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bundesliga gjermane sot ka pasur pak aromë Shqipërie, ose më saktësisht duhej të kishte pasur aromë Shqipërie nëse futbollistët që shënuar tre golat në suksesin 2-1 të Shalkes ndaj Volfsburgut, do t’i kishin thënë “po” ftesës nga përfaqësuesja shqiptare.

Takimi i sotëm ka parë si protagonistë Daniel Kalixhiurin për ekipin vendas dhe Elvis Rexhbecajn për skuadrën mike, të dy futbollistë të cilët në vitin e fundit janë monitoruar nga FSHF. Kalixhiuri, me origjinë arbëreshe, është kontaktuar vjet nga FSHF dhe i është ofruar mundësia që të veshë fanellën kuqezi, pasi pavarësisht ftesave me Italinë nuk kishte zbritur asnjëherë në fushë me të. Por lojtari i tha “jo”, duke vendosur që të mos luajë për kuqezinjtë.

Një “jo” mori FSHF së fundmi edhe nga Rexhbecaj, i cili ka spikatur në këtë edicion dhe po luan me rregullsi te Volfsburg. Lojtari i ka bërë të ditur si Shqipërisë, ashtu edhe Kosovës, se pret që të veshë fanellën e Gjermanisë, ndaj nuk e mendon ftesën kuqezi.

Kalixhiuri ishte i pari që hapi serinë e golave me një penallti në minutën e 8 të duelit, ndërsa Rexhbecaj iu përgjigj në minutën e 20 me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës duke barazuar shifrat. Ndërsa futbollisti i Volfsburg la fushën e lojës në minutën e 72-të, ai i Shalkes la përsëri shenjën në këtë ndeshje, pasi në minutën e 78 shënoi golin e rezultatit përfundimtar 2-1 që i dha suksesin skuadrës së tij.

Tre gola shqiptarë nga ata që kanë refuzuar fanellën kuqezi në një ndeshje të Bundesligës, padyshim diçka e rrallë të cilën nuk do ta shohim shpesh në të ardhmen. /vipsport.al/


kombetare Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.