Temperaturat e ulëta gjatë natës dhe erërat e forta kanë sjellë vështirësi në qarkullim në të gjitha akset rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kontraktorët gjatë gjithë natës kanë punuar që akset kombëtare të mos kenë ngrica duke hedhur kripë.
Rajoni Verior
👉Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë 🌨
⚠️Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.
Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.
Rajoni Qendror
👉Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.
Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Rajoni Jugor
👉Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.
🚧Nuk
ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si:
Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.
Është punuar me kriposjen e akseve.
Ata bëjnë thirrje që të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
