Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria u rrit pagën mësuesve me 63 uro në muaj

22:25 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkollat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas grevës së mësimdhënësve, qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit. Kryeministri Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor. Një takim mes kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, dhe përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), është zhvilluar në mbrëmjen e së dielës, në zyrën e shefit të ekzekutivit.

Temë e vetme e takimit ka qenë greva në arsim, e nisur javën e kaluar, teksa mësimdhënësit janë të vendosur të mos punojnë derisa në Projektligjin për paga koeficientet e punëtorëve të arsimit nuk ngrihen për 30 për qind. Takimi Haradinaj-SBASHK është zhvilluar pasi raportet e Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK’ut janë ashpërsuar edhe më shumë pas paralajmërimeve se greva do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Pas takimit me përfaqësuesit e SBASHK’ut, kryeministri i vendit ka mbajtur një konferencë për media. “Sapo i jam drejtuar me një letër kryetarit të SBASHK’ut, Rrahman Jasharit, që të shkojë ta takojë urgjent këshillin grevist dhe nesër të fillojë mësimi”, është shprehur ai.

Para gazetarëve, ai ka thënë se Qeveria ka rritur pagat për arsimtarët për 20 milionë euro në vit. Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor. Haradinaj ka thënë se u ka kërkuar SBASHK’ut që nesër (e hënë) të rinisë mësimi. Kryeministri ka paralajmëruar SBASHK’un që ofertë tjetër, Qeveria s’mund t’ju bëjë. “Ekziston një rrezik dhe ky rrezik është ky: Nëse Këshilli Grevist vazhdon ta mbajë grevën, me bindjen se kjo mund të jetë një ofertë e pastaj vjen një tjetër… në fakt nuk kemi oferta tjera, është e pamundur të shkojë një ofertë të re. Ata që ju japin këshilla, që tash duke e vazhduar presionin mund të ndodhë edhe një ofertë, i bëjnë kalkulimet gabim”, ka thënë ai. I pyetur nëse SBASHK’u ka pranuar ofertën, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk kemi marrë një konfirmim të pajtimit”.

kosoves Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iranit

12:25 / June 5, 2026

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.