Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Britanikja që shkoi në hapësirë: Jashtëtokësorët ekzistojnë, ata jetojnë edhe në Tokë

11:38 / January 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b 1 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jashtëtokësorët ekzistojnë dhe ata mund të jetojnë në mënyrë të padukshme midis nesh në Tokë.

Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat britanike dhe jo vetëm dhe është bërë nga astronautja e parë britanike që “shpërtheu në hapësirë”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dr. Helen Sharman, e cila ishte një kimiste 27-vjeçare kur vizitoi stacionin hapësinor Mir të Rusisë në maj të vitit 1991.

Ajo aplikoi dhe u zgjodh – duke mundur më shumë se 13,000 të tjerë – pasi dëgjoi një thirrje për astronautë të mundshëm në radio, ndërsa po shkonte në shtëpi nga puna. Pothuajse 30 vjet nga arritja e saj historike, astronautja e lindur në Sheffield tha se jeta e jashtëtokësorëve mund të zhvillohet “nën hundët tona”.

Dr. Sharman, tanimë 56 vjeçe, i ka thënë Revistës Observer: “Jashtëtokësorët ekzistojnë, nuk ka dilema për këtë”.

“Ka kaq shumë miliarda yje atje në univers sa që duhet të ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndryshme të jetës”.

“A do të jenë ata si unë dhe ju, të përbërë nga karboni dhe azoti? Ndoshta jo. Është e mundur që ata janë këtu tani dhe ne thjesht nuk mund t’i shohim”.

Veç kësaj, ajo ka folur edhe për udhëtimin e saj, duke thënë se kurrë nuk do ta harrojë shikimin e Tokës nga hapësira për herë të parë, duke thënë se nuk ka “një bukuri më të madhe”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.