Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbyllen shkollat e përkohshme në hotelet ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti

12:13 / January 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1578308576 durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbyllen shkollat dhe kopshtet e përkohshme në hotelet në Durrës, Shëngjin dhe qytete e tjera që ishin strehuar fëmijët që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pas tërmetit që shembi banesat, familjet e prekura bashkë me fëmijët u akomoduan në hotele dhe për të mos humbur orët e mësimit, nga ministria e Arsimit u krijuan shkollat dhe kopshtet e përkohshme. Por pas festave, me rifillimin e mësimit ditën e sotme, nuk ka më shkolla të përkohshme. Fëmijët janë dërguar në shkollat dhe kopshtet më të afërta, sipas burimeve nga ministria e Arsimit dhe transporti bëhet nga shteti.

Por cfarë po ndodh me këto familje? Në datë 3 janar ishte vendosur që banorët e prekur nga tërmeti që janë strehuar në hotele të dilnin për t’u zhvendosur në banesat me qira të subvencionuara nga vetë shteti. Por duke qenë se një pjesë e banorëve nuk po gjenin shtëpi me qira dhe të tjerë u ankuan për bonusin e miratuar që është shumë i vogël, pasi çmimet janë rritur, autoritetet lokale dhe qendrore vendosën që në Thumanë të shtyjnë afatin e daljes nga hotelet, po ashtu edhe në Durrës, por jo për të gjithë.

Në Durrës, bashkia sqaroi pak ditë më parë për Report TV se 480 familjet që kanë qenë në banesa me qira kur ra tërmeti i 26 nëntorit, duhet të dalin nga hotelet që janë vendosur. Gjithashtu, po sipas bashkisë edhe familjet që aktualisht janë në hotel, por që kanë përfituar bonusin duhet të largohen. Ndërkohë që familjet që u është shembur shtëpia apo është bërë e pabanueshme, por që janë në proces të marrjes së bonusit të qirasë do të vijojnë që të qëndrojnë në hotelet e Durrësit deri në një urdhër të dytë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.