Dhe një kompjuter të dedikuar për adhuruesit e videolojërave. Kjo do të ishte sipas faqes kineze Economic Daily Nevvs, një nga projektet që po i dedikohet Apple këtë vit.
Pajisja, nuk është e qartë nëse do të jetë iMac apo një MacBook, do të ishte i fashës së larta me një çmim referues që do të ishte 5 mijë dollarë.
Lajmi zyrtar mund të vijë në Konferencën e Zhvilluesve të Kupertinos, që zakonisht zhvillohet në qershor.
Muajt e fundit kompania e drejtuar nga Tim Cook ka investuar mjaft në lojëra. Ka bërë të disponueshëm shërbimin e lojërave streaming, Arcade, ku bëhet një abonim mujor ose vjetor dhe shfleton katalogun e lojërave, që për momentin janë 100. Mund të luani në iPhone, iPad, Mac dhe madje Apple Tv. Pas shkarkimit të lojërave mund të luani dhe offline.
