Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lubonja flet për sulmin ndaj makinës: Akt kërcënimi, pista më çon te …

17:48 / January 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja u dhunua nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Analisti deklaroi se ky është akt vandal dhe një sulm i qëllimshëm.

“Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush”, tha Lubonja në rubrikën “Opinion”.

Ky ishte sulmi i dytë që iu bë analistit Lubonja brenda disa muajsh. Në korrik të vitit 2018, ai tha se makina e tij u sulmua nga një person me çrregullime mendore, por dyshimet e tij qëndrojnë tek deklaratat e forta ndaj politikanëve.

“Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një urrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime urrejtje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’. Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcënimi. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta”, u shpreh Fatos Lubonja.

Fatos Lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abuzimi me fondet e Postës Shqiptare, Apeli lë në fuqi masën për ish drejtoreshën e degës së Durrësit Elisabeta Mataj

17:58 / August 12, 2026

Qëlluan me armë makinën me të cilën lëvizte kushëriri i tyre, arrestohen 3 persona në Kurbin, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin

11:15 / August 12, 2026

Dibër/ Zjarr i fuqishëm përfshin pyjet e Lurës, ndërhyrje nga ajri dhe toka

16:22 / August 11, 2026

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

17:04 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.