Një ngjarje e rëndë u shënua pak më parë në zonën D, në minierat e kromit në Bulqizë. Mësohet se dy minatorë mbetën të plagosur rëndë, në rrethana ende të paqarta. Shtetasit me inicialet M.Gj. dhe A.K, ndodheshin në frontin e punës kur një masiv dhenu është shembur nga tavani i galerisë. Minatorët e ndodhur në turnin e punës i kanë nxjerrë ato nga rrënojat dhe i kanë dërguar shpejt në spitalin bashkiak të Bulqizës.
Burime pranë sindikatës së minatorëve bënë me dije se dy minatorët e plagosur në nivelin 18 janë Altin Kola e Mentor Gjeta.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20.50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë aksidentuar gjatë punës shtetasit M.Gj, dhe A.K, të dy banues në Bulqizë. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
