Pas ditësh me radhë në luftë me flakët, një lajm i mirë vjen më në fund nga Australia.
Në Uellsin e Ri Jugor kanë nisur reshjet e shiut dhe zjarrfikësit e grupet e shpëtimit nuk mund të ishin më të lumtur sesa kaq.
Kevin Valdiviezo, pjesë e ekpieve të shpëtimit, ka postuar në “Twitter” një video që tregon nisjen e reshjeve të shiut dhe lumturinë e zjarrfikësve.
“Zot, je i mrekullueshëm”, shkruhet sipër videos.
