Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

19:38 / October 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy vitesh protesta, studentët në Serbi po përgatiten të sfidojnë Aleksandar Vuçiçin në zgjedhjet parlamentare të së dielës, në atë që konsiderohet sfida më serioze për të gjatë 12 viteve të tij në pushtet, të karakterizuara nga një qeverisje gjithnjë e më autoritare.

Sipas The Guardian, lëvizja studentore, e organizuar në një forcë zgjedhore të quajtur “Lista Studentore”, do të garojë me 250 kandidatë, me synimin për t’i dhënë fund kontrollit të Vuçiçit mbi politikën serbe.

Studentët shpresojnë të përsërisin humbjen që pësoi gjashtë muaj më parë në Hungarinë fqinje aleati i Vuçiçit, Viktor Orban. Një rezultat i tillë mund të sillte një efekt domino dhe një ringjallje demokratike në Europën Qendrore.

Sondazhet kanë dhënë rezultate shumë të ndryshme, por shumë ekspertë vlerësojnë se gara mund të jetë e ngushtë. Sipas tyre, asnjëra palë nuk duket e gatshme ta pranojë humbjen si rezultat legjitim, çka rrit rrezikun e trazirave dhe përplasjeve pas zgjedhjeve.

Për të fituar, lista me 250 kandidatë e studentëve do të duhet jo vetëm të thyejë modelin tradicional të politikës serbe, por edhe kontrollin që Vuçiç ka vendosur mbi vendin.

Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i presidentit muajin e kaluar, pesë muaj përpara përfundimit të mandatit të tij të dytë dhe të fundit, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, sipas The Guardian, largimi i tij nga presidenca kishte si synim vazhdimin e qëndrimit në pushtet, këtë herë si kryeministër në krye të Partisë Progresive Serbe (SNS).

250 kandidate dielen Serbia studentet voton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së: Largohem nga posti, jo nga partia

15:13 / October 21, 2026

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.