Samsung ka publikuar “qenien njerëzore artificiale” bazuar në një sistem inteligjence artificiale, që quhet Neon dhe do të shfaqet në ekran.
Lajmi vjen pikërisht në nisjen e CES, panairi i teknologjisë që mbahet çdo vit në Las Vegas.
Ky avatar përshkruhet si një “qenie njerëzore artificiale”, pasi është në gjendje të “bisedojë dhe simpatizojë” si një njëri i vërtetë. Nuk bëhet fjalë as për një robot dhe as për një asistent virtual si Siri apo Alexa, por për një figurë digjitale e personalizuar që do të shfaqet në ekran apo në një videolojë, i projektuar për të qenë një mik lojërash, një aktor, apo një prezantues televizioni “që mëson, përfshihet dhe ndërton kujtime nga ndërveprimi”, shpjegon Pranav Mistry, drejtori i përgjithshëm i laboratorit Star Labs të Samsung.
Sipas kolosit të teknologjisë, Neon mund të japë përgjigje në fraksion sekondash dhe mund të jetë i disponueshëm dhe për shërbime të kompanive siç kanë bërë robotët Pepper i Softbank në 2015. Star Labs ka shpjeguar për rrjetin Cnbc, se nuk po kërkon të zëvendësojë në punë njerëzit “por të përmirësojë ndërveprimet e shërbimeve me klientin, duke i bërë ata të ndjehen sikur kanë një mik”.
ku lajm vjen në momentin e përhapjes së fenomenit deepfake, pra video dhe audio që përfaqësojnë një front të ri të fake nevvs dhe manipulimit online. Mbetet të shohim nëse Neon do të jetë një produkt vetëm për panairin e Las Vegasit apo do të shohë dritë në muajt e ardhshëm.
