Një mjet tip Mercedes Benz ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Mësohet se mjeti ka marrë flakë në ecje, në afërsi të tunelit të Kërrabës dhe është shkrumbuar i gjithi.
Sakaq, policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të saj.
Drejtuesi dhe pasagjerët kanë dalë menjëherë jashtë makinës dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
