Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi, të verifikojë prokuroria

11:21 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qerim ismailaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës, Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër kryebashkiak si të dënuar në Greqi dhe bëhet fjalë për Qerim Ismailaj, kreu i bashkisë së Mallakastrës.

Sipas kërkesës së PD-së me firmën e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, drejtuar organit të akuzës specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO” – theksohet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Sipas ligjit të dekriminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe passjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funkisonit publik. Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Ibrahimaj: Kredi me 0% interes për të rinjtë dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, aplikimet përmes platformës “Shtëpia jote”

14:42 / November 19, 2026

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

14:32 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.