Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Meningjiti i merr papritur jetën policit të “Rrugores”, kolegët dedikim për 27-vjeçarin: 6 vite në rrugët e Tiranës, në shi e diell

19:39 / January 8, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mariglen Mestani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivi 27-vjeçar i Policisë Rrugore të Tiranës Mariglen Mestani është ndarë papritur nga jeta dje, pas 12 orë betejë me jetën në spital.

Newsbomb.al mëson se efektivi 27 vjeçar vuante nga sëmundja e meningjitit por e kishte neglizhuar pasi kishte menduar se kishte simptoma të thjeshta të gripit. Sapo kishte lënë shërbimin në orët e parë të mëngjesit të djeshëm, Marigleni kishte njoftuar kolegët se do të shkonte në spital për të bërë një vizitë sepse kishte dhimbje koke. Mirëpo, sapo ka mbërritur në spital 27 vjeçari ka rënë në koma sepse i është rritur temperatura menjëherë.

Infeksjoni i rëndë që prek cipën e trurit, i shkaktuar nga baktere dhe viruse të ndryshme, nuk i la kohë efektivit të Rrugores së Tiranës që të shkonte për mjekim të specializuar në Turqi, duke mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme, pas 12 orësh në gjendje kome.

Kolegët e 27 vjeçarit, të cilët po bënin gati dokumentet për ta dërguar jashtë vendit, janë shokuar nga vdekje e papritur e tij pasi mëngjesin e 7 janarit kishin qenë bashkë në shërbim.

“12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty. 

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor”, shkruajnë ndër të tjera ata.

MESAZHI PREKËS I KOLEGËVE PËR MARIGLEN MESTANIN:

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty. 

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lumturinë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.

Mariglen Mestani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abuzimi me fondet e Postës Shqiptare, Apeli lë në fuqi masën për ish drejtoreshën e degës së Durrësit Elisabeta Mataj

17:58 / August 12, 2026

Qëlluan me armë makinën me të cilën lëvizte kushëriri i tyre, arrestohen 3 persona në Kurbin, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin

11:15 / August 12, 2026

Dibër/ Zjarr i fuqishëm përfshin pyjet e Lurës, ndërhyrje nga ajri dhe toka

16:22 / August 11, 2026

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

17:04 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.