Hermes Nika ka vendosur të flasë pesë javë pasi ndodhet “në kafaz” mes të fortëve problematik. Njihet në botën e medias dhe shovvbiz si Zogu i Tiranës, dhe në një intervistë ekskluzive për “Panorama” flet mes të tjerash dhe për lidhjet me politikën.
Kjo pasi në përgjimet e tij dalin edhe biseda lidhur me shitblerjen e votës më 30 qershor. Hermesi thotë se nuk ka lidhje me PS pasi është demokrat dhe ka idhull Sali Berishën.
INTERVISTE E MARRE NGA “PANORAMA”
Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë regjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?
Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: Si je rrushi?”
Si u ndjeve në momentin që të arrestuan në flagrancë, në një hotel në periferi të Tiranës? E kishe imagjinuar veten ndonjëherë në atë situatë?
Jam ndjerë shumë keq. E përjetova si të ishte fundi i botes. Në momentin e arrestimit më trajtuan shumë, shumë keq, sikur të isha një kriminel dhe ky shok psikologjik që përjetova ndikoi edhe në kujtesën time E vërteta ime është që une jam i pafajshem. Çdo gjë që është bërë atë natë është me dëshirë. Askush nuk eshtë ankuar apo dëmtuar nga veprimet e mia, apo të ketë kallëzim ndaj meje. Askush s’ka ardhur të marrë dëshminë time. Kjo është bërë për të ulur imazhin tim si personazh televiziv.
Po ndërkohë, në media janë publikuar disa biseda të tuat ku bëhen pazare të ndryshme për prostitucion. Ç’mund të thuash?
Ato biseda nuk kanë asgjë të vërtetë. Gjithçka eshtë e sajuar, shtrembëruar dhe e montuar, dikush më ka bërë keq me tendencë për të më shkatërruar.
Je komentuar edhe për shitblerje votash. Kaq i rrezikshëm ke qenë?
Asgjë nuk është e vërtetë. Unë s’kam përfituar asnjë 200 lekësh për shitblerje votash. Nuk kanë ku të kapen dhe sajojnë histori të tilla. Ç’lidhje kam unë me Partinë
Socialiste? Unë jam demokrat i flaktë. Unë e kam deklaruar nëpër programe televizive që idhulli im është Sali Berisha. Unë do bëj një gjyq tjetër, ku do kërkoj ndryshimin e masës “Arrest me burg”, se kjo është një masë e papërshtatshme për mua.
E si po ia kalon në Burgun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?
Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.
