Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një hotel në Sarandë. Bëhet e ditur se bëhet fjalë për Janaq Rajdho, lindur në fshatin Derviçan dhe banonte në Fier, me detyrë doganier në Qafë Botë.
Ai ishte i zhdukur prej katër ditësh dhe ishte denoncuar nga familjarët dhe kolegët. Dyshohet se 63-vjeçari të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa pritet ekspertiza të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
