Pjetër Pjetri, drejtor i zyrës së Punës në këtë rreth ka fituar garën për kreun e PS në Mirditë me një votë më shumë se rivali i tij në garë, Renuar Kola.
Procesi është monitoruar nga drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Sandër Lleshaj. Mësohet se Pjetri ka fituar 75 vota ndërsa garuesi tjetër ka marrë 74 vota . Pjetër Pjetri është rizgjedhur kështu sërish kryetar i PS Mirditë.
