Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze/ Një qeveri ku shpresa ka lindur e vdekur

20:39 / January 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albin Kurti mund të bëhet kryeministër. Nuk di sa do zgjasin vuajtjet e tij për ë bindur Isa Mustafën ti hap rrugë marrëveshjes por është normale që ai të bëhet një ditë. Anormale është rruga që që po ndjek formimi i qeverisë.

Së pari nga një qeveri e shpresës është kthyer në një qeveri makthi. Nëse pas 6 tetorit kishte një eufori të pajustifikuar për një fitore që nuk dihej pse e quanin fitire plebishitare, ndërsa pas tre muaj e ca ka një makth dhe bezdi nga fitimitarët. Strëgjatja e bisedimeve dhe përfshirja në to e çdo interesi personal të atyre që kanë marrë përsipër të formojnë qeverinë tregojnë qartë se shpresa që diçka do të ndryshoj ka vdekur. Biles shpresa është viktima e parë e qeverisë së re.

Së dyti kjo qeveri çfarë do që të jetë, do të jetë një qeveri e cila do të jetë një arenë lufte mes atyre që duan të duken ndryshimi dhe atyre që duan ti tregojnë se kanë në dorë qeverinë.

Asgjë e re nuk mund të prodhohet më nga një qeveri që më shumë është menduar për hallet e veta, se sa për projektin për të cilin pretendon që është votuar.

Së treti që është dhe më e rendësishme për Ksoovën në gjithë këtë periudhë të lodhëshme dhe të mërzitshme bisedimesh, nuk është përmendur në asnjë rresht halli kryeso ri Kosovës bisedimet me Serbinë, që janë në krye të axhendës së SHBA dhe BE për Kosovën. Biles më të vëshitra po duken bisedimet Kurti-Mustafa se sa bisedimet e pritshme Kurti-Vuçiq që duhen të mbahen normalisht pas formimit të qeverisë.

Dhe një qeveri e cila nuk adreson problemin kryesor të Kosovës në bisedimet për qeverinë është një qeveri që më së paku do ti shërbej Kosovës.

është e qartë se SHBA dhe BE kërkojnë sa më parë formimin e qeverisë pasi duan të punojnë me ta për axhendën kryesore të Kosovës që janë bisedimet. është e qartë që dhe partitë e mbetura në opozitë pas zgjedhjeve duan tua lënë sa më parë këtë patete të nxehtë në duar. Vetëm dy njerëz janë gjakëftohtë në Kosovë që nuk e kanë fare shqetësim këtë gjë dhe ata janë Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Manovrat e tyre për të shtyrë ditën e marrjes së mandatit  dhe lojërat me proceduart, tregojnë më së paku që ata nuk janë gati të qeverisin hallet e Kosovës por të zgjidhin hallet e tyre. Ndaj Kosova nuk ka luksin të shkoj as në zgjedhje të reja dhe as të shikoj një skenë të re teatrale pa unitet dhe brenda qeverisë, për atë që i duhet Kosovës.

I dërguari I presidentit Trump për Kosovën anuloi vizitën në Kosovë pasi nuk ka me kë të bisedoj dhe mbi të gjitha se e shikon se askush nuk do të bisedoj për hallin e Kosovës. Ndaj do të ishte më mirë ti jepej fund kësaj tragjiokomedie të neveritshme.

Kosova do të ishte më e qetë me një qeveri më bazë të gjerë, mundësisht dhe Vetvendosja brenda saj dhe të bëjnë një plan së paku dy vjeçar për bisedimet me Serbinë dhe seriozitetin e shtetit të Kosovës për të hedhur hapa të guximshme në drejtim të integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Mero Baze vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.