Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U dëmtuan nga tërmeti, Xhaçka inspekton punimet për rindërtim: 233 familje së shpejti me strehë të re

12:00 / January 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81859127 2611117065590664 1120869147224309760 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

233 familje të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë apo Rrogozhinë së shpejti do të hyjnë në shtëpitë e rindërtuara. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi punimet për disa nga këto objekte në Manëz dhe zonën e ish Kënetës në Durrës.

“Angazhimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi dhe që asnjë shtëpi të mos mbetet grumbull rrënojash. 2020 është viti i rindërtimit”, deklaroi ministrja Xhaçka.
Projekti i rindërtimit të 233 banesave po realizohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit në masën 470 milion lekë dhe nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, programi “Emergjencat Civile” në vlerën 90 milion lekë. I gjithë procesi po ndiqet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Jemi të angazhuar të gjithë: qeveria, pushteti vendor edhe qytetarët, që procesi i rëndërtimit të përfundojë në kohë, pavarësisht problematikave që kanë lidhje me procedurat, por jo vetë me to. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ka një angazhim maksimal, pikësëpari të kryeministrit dhe të Komitetit të Rindërtimit që askush të mos ndjehet vetëm dhe që ky proces sa i rëndësishëm, aq edhe i vështirë të përfundojë në kohën e duhur, u shpreh ministrja Xhaçka, gjatë bisedës me familjarë të prekur nga tërmeti.

Punimet për shtëpitë e reja, bazuar në projektet e hartuata nga Insituti i Ndërtimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, kanë nisur javë më parë. Pavarësisht vështirësive të krijuara për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit apo motit të keq gjatë muajit dhjetor, procesi i rindërtimit po vijon për t’u dhënë shumë shpejt 233 familjeve shqiptare një strehë të re.

82145760 2611115892257448 5280710415540551680 o
81955224 2611118148923889 1751824036557488128 o
81721225 2611117298923974 2756265845976989696 o
81859127 2611117065590664 1120869147224309760 o 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.