Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OSCARS 2020/ Maqedonia e Veriut shkruan historinë! “Honeyland”, dokumentari që ka ‘blinduar’ listën e nominimeve

11:06 / January 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eeaf9e7342a0d077a20f395dfcb8791e3d240e5afc2b69f74870afcac3979626
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maqedonia e Veriut ka arritur të prekë një moment të artë sa i përket  prodhimtarisë kinematografike.

Bëhet fjalë për ngjarjen eventuale më të madhe kinematografike botërore;

Bëhet fjalë për “The Oscars”.

“Honeyland” është dokumentari maqedonas i cili është nominuar në dy kategori “Oskar”, njoftoi më 13 janar Akademia Amerikane e Arteve.

honeyland still by honeyland 1600

Dokumentari, me regji nga Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, fitoi nominimet në kategoritë më të mira, atë të dokumentarit dhe të filmit më të mirë të huaj.

adadadada

Dokumentari me tematikë mjedisore, i xhiruar gjatë një periudhe tre vjeçare, tregon historinë e një gruaje të moshuar e cila mbështetet në traditat e lashta të bletarisë për të kultivuar mjaltë në malet e Maqedonisë së Veriut.

Kur një familje fqinje përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, bëhet burim tensioni, pasi ata nuk e pranojnë mençurinë dhe këshillën e saj dhe kërcënojnë me jetë gruan e moshuar.

“Përmes gruas me të cilën u njohëm rastësisht, një histori u hap për botën – një alegori e një imazhi global, ku njeriu dhe natyra po luftojnë për të mbijetuar”, shkruajti ekipi zyrtar pas publikimit të trilerit të ‘Honeyland’ në faqen zyrtare të filmit në Facebook.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë anëtarët e Akademisë Amerikane (AMPAS) për përfshirjen e Honeyland në garën për çmimin më të vlerësuar të filmit në botë.”

Filmi është  vlerësuar maksimalisht nga kritika dhe krijuesit e tij tashmë kanë fituar 30 çmime ndërkombëtare – përfshirë tre akordime në edicionin e kaluar të Festivalit prestigjioz të Filmit “Sundance” në Shtetet e Bashkuara.

1200px Sundance Film Festival

Është hera e parë që një dokumentar fiton dy nominime për Oscar në kategori të veçanta, një fakt që “konfirmon se filmat dokumentarë po hyjnë në një epokë të vlerësimit të vërtetë”, thanë kineastët në Facebook.

Çmimet Oskar do të shpallen në 9 shkurt.

LISTËN E PLOTË TË NOMINIMEVE E GJENI KËTU

l.g/  Tirananews.al

444

2020 north macedonia Oscar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.