Maqedonia e Veriut ka arritur të prekë një moment të artë sa i përket prodhimtarisë kinematografike.
Bëhet fjalë për ngjarjen eventuale më të madhe kinematografike botërore;
Bëhet fjalë për “The Oscars”.
“Honeyland” është dokumentari maqedonas i cili është nominuar në dy kategori “Oskar”, njoftoi më 13 janar Akademia Amerikane e Arteve.
Dokumentari, me regji nga Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, fitoi nominimet në kategoritë më të mira, atë të dokumentarit dhe të filmit më të mirë të huaj.
Dokumentari me tematikë mjedisore, i xhiruar gjatë një periudhe tre vjeçare, tregon historinë e një gruaje të moshuar e cila mbështetet në traditat e lashta të bletarisë për të kultivuar mjaltë në malet e Maqedonisë së Veriut.
Kur një familje fqinje përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, bëhet burim tensioni, pasi ata nuk e pranojnë mençurinë dhe këshillën e saj dhe kërcënojnë me jetë gruan e moshuar.
“Përmes gruas me të cilën u njohëm rastësisht, një histori u hap për botën – një alegori e një imazhi global, ku njeriu dhe natyra po luftojnë për të mbijetuar”, shkruajti ekipi zyrtar pas publikimit të trilerit të ‘Honeyland’ në faqen zyrtare të filmit në Facebook.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë anëtarët e Akademisë Amerikane (AMPAS) për përfshirjen e Honeyland në garën për çmimin më të vlerësuar të filmit në botë.”
Filmi është vlerësuar maksimalisht nga kritika dhe krijuesit e tij tashmë kanë fituar 30 çmime ndërkombëtare – përfshirë tre akordime në edicionin e kaluar të Festivalit prestigjioz të Filmit “Sundance” në Shtetet e Bashkuara.
Është hera e parë që një dokumentar fiton dy nominime për Oscar në kategori të veçanta, një fakt që “konfirmon se filmat dokumentarë po hyjnë në një epokë të vlerësimit të vërtetë”, thanë kineastët në Facebook.