Gjiganti i teknologjisë dhe informacionit, Google është gjobitur me 50 milion euro nga Franca pasi ka dështuar të mbrojë të dhënat e përdoruesve.
Sipas Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave, Google ka shfrytëzuar të dhënat e përdoruesve. Çështja nisi rreth një vit më parë kur Franca e quajti Google një “koloni dixhitale” e SHBA-ve dhe vendosi të zëvendësojë të gjithë motorët e kërkimit të qeverisë dhe ushtrisë me rivalin “Qwant”, që sipas autoriteteve franceze nuk abuzon me të dhënat personale të përdoruesve.